Rrëzimi i avionit në Kazakistan, kutitë e zeza do të dërgohen për hetim në Brazil 

schedule21:45 - 29 Dhjetor, 2024

schedule 21:45 - 29 Dhjetor, 2024

Kazakistani do të dërgojë kutitë e zeza të avionit që u rrëzua pranë Aktaut në Brazil, njoftoi Ministria e Transportit e Kazakistanit.

Vendimi është marrë “në përputhje me standardet e Aneksit 13 të Konventës së Çikagos ” [Konventa për Aviacionin Civil Ndërkombëtar], njoftoi ministria në një njoftim për shtyp pas konsultimeve me autoritetet aeronautike të Azerbajxhanit dhe Rusisë.

Regjistruesit e fluturimit do të dërgohen në selinë e Qendrës Braziliane të Hetimit dhe Parandalimit të Aviacionit ( CENIPA ), që ndodhet në Brazil, vendi që prodhon Embraer.

Më herët, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev tha se avioni që u rrëzua në Kazakistanin perëndimor u qëllua nga territori rus. Ai tha se avioni nuk u rrëzua qëllimisht, por shtoi se Moska po përpiqet që të mbulojë shkakun e vërtetë të rrëzimit të avionit.

Aliyev shtoi se Moska duhet të “pranojë përgjegjësitë e saj, të ndëshkojë fajtorët dhe të paguajë dëmshpërblim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!