Rrëzimi i avionit në Indonezi, autoritetet gjejnë kutinë e zezë

schedule12:08 - 1 Nëntor, 2018

schedule 12:08 - 1 Nëntor, 2018

Autoritetet në Indonezi kanë gjetur një kuti të zezë që i përket avionit të “Lion Air” që u rrëzua ditë më parë në Xhakartë. Me këtë pritet të zbardhet biseda mes dy pilotëve dhe si rrjedhojë gjetja e shkaqeve të incidentit tragjik.

Mjeti fluturues me 189 persona në bord ra në det vetëm disa minuta pasi ishte ngritur në ajër të hënën. Nga incidenti tragjik nuk pati të mbijetuar. Ende nuk ka ndonjë shpjegim se çfarë mund të ketë shkaktuar rrëzimin e avionit, por besohet se mjeti fluturues ka pasur probleme edhe në udhëtimin e parafundit.

Të dhënat e fundit, të raportuara nga mediat ndërkombëtare, treguan se piloti i Boeing 737 kërkoi rikthimin në aeroport përpara se të humbiste kontaktin me kullën e kontrollit. Ndërkohë, në zonë vijon puna e ekipeve të kërkimit për të gjetur dhe rikuperuar trupat e 189 viktimave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!