Rrëzimi i avionit në Belgorod, Zelensky: Rusia luan me jetët e të burgosurve ukrainas

schedule08:42 - 25 Janar, 2024

schedule 08:42 - 25 Janar, 2024

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Moskën se po “luan me jetën e të burgosurve ukrainas”, pas rrëzimit të avionit në Rusinë perëndimore.

Ai kërkoi një hetim ndërkombëtar pas rrëzimit të së mërkurës në rajonin Belgorod pranë kufirit të Ukrainës. Rusia tha se nuk kishte të mbijetuar pasi Kievi kishte rrëzuar avionin Il-76 me 65 robër lufte ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit rus dhe tre shoqërues.

Në fjalimin e tij, Presidenti Zelensky tha se ishte “e qartë se rusët po luajnë me jetët e të burgosurve ukrainas, me ndjenjat e të afërmve të tyre dhe me emocionet e shoqërisë sonë”.

Zelensky theksoi se “duhet të vërtetohen të gjitha faktet e qarta”. Guvernatori i Belgorod, Vyacheslav Gladkov tha se avioni u rrëzua në një fushë pranë një zone të banuar dhe se të gjithë në bord kishin vdekur.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës, tha fillimisht se avioni po transportonte raketa për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore S-300. Nuk përmendi të burgosurit.

Rikujtojmë se Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbye një sërë të burgosurish që nga fillimi i luftës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!