Rrëzimi i avionit luftarak rus, shkon në 13 numri i viktimave

schedule07:22 - 18 Tetor, 2022

schedule 07:22 - 18 Tetor, 2022

Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni ushtarak rus në një ndërtesë banimi pak pasi u ngrit në afërsi të kufirit raportohet se ka shkuar në të paktën 13, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.

Videoja dhe fotografitë e ngarkuara në mediat sociale të hënën treguan një ndërtesë banimi të përfshirë nga flakët në Yeysk, një port dhe qytet turistik në Rusi që ndodhet në jug të qytetit ukrainas të Mariupolit, përtej Detit Azov.

Lexo edhe: VIDEO/ Shpërthimi i avionit rus, 4 të vdekur dhe 6 të zhdukur, dhjetëra apartamente shkrumbohen nga flakët

Avioni-bombardues Su-34 u rrëzua në ndërtesë menjëherë pas ngritjes në bazën ajrore aty pranë Yuzhny, tha në një deklaratë ministria ruse e mbrojtjes. Shkaku i rrëzimit ishte një zjarr i motorit që pengoi avionin të fitonte lartësi.

Avioni, për të cilin ministria tha se ishte në një fluturim stërvitor, po mbante një ngarkesë që shpërtheu pas përplasjes, duke penguar zjarrfikësit të fiknin zjarrin për disa kohë.

Të dy pilotët arritën të lënë nga avioni para se të godiste ndërtesën, tha ministria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!