Nëndetëset e angazhuara në operacionet e kërkim-shpëtimit pas rrëzimit të avionit amerikan në ujërat e Japonisë jugperëndimore kanë gjetur rrënojat e një avioni, si dhe 5 trupa.
Duke cituar një burim të njohur me këtë çështje, agjencia tha se pesë nga shtatë personat e zhdukur pas rrëzimit të avionit ushtarak amerikan janë gjetur të hënën.
Disa pjesë të rrënojave të avionit, i cili u rrëzua gjatë një stërvitje pranë ishullit, u gjetën nga rojet bregdetare lokale dhe peshkatarët dhe iu dorëzuan forcave të armatosura amerikane.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
/abcnews.al