Rrëzimi i ashensorit në Astir, flet drejtori i ISHMT: Vetëm 1200 janë të regjistruar, duhen kontrolluar çdo vit

schedule19:44 - 13 Shtator, 2021

schedule 19:44 - 13 Shtator, 2021

Rënia e një ashensori në një pallat në zonën e Astirit në kryeqytet, për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ashensori ka pasur një defekt në pjesën anësore mes katit të parë dhe katit të dytë. Për pasojë ashensori ka rënë në katin zero duke rrëshqitur me një kat e gjysmë. Në atë moment brenda në ashensor kanë qenë 5 persona, tre djem dhe dy vajza, njëra prej të cilave shtatzënë.

Kjo ngjarje ka tronditur dhe alarmua banorët e pallateve dhe përdoruesit e shpeshtë të ashensorëve duke u ndjerë të pa sigurt për jetën e tyre. Së fundmi në “Radarin Informativ” në ABC, ka qenë i ftuar Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së tregut, Julian Llupo i cili ka thënë se ashensorët duhet të certifikohen fillimisht dhe më pas të regjistrohen në ISHMT për të pasur më tej kontrolle periodike.

“Nuk bëhet nga ISHMT por nga trupat e autorizuar. Ligi parashikon se administratori ka përgjegjësi për regjistrimin dhe certifikimi i ashensorit që ka marrë një autorizim. Janë trupa privat që kanë marrë akreditim. Janë certifikues të akredituar. Nëse nuk ka marrë certifikim nga grupi i akredituar nuk quhet i sigurt. Inspektorati bën kontrollin nëse pronarët apo administratorët i kanë përmbushur këto detyrime.” tha Llupo.

Ndërkohë Llupo është shprehur se ashensori që u shkëput në Astir nuk ishte i regjistruar në ISHMT, çka do thotë se nuk ka qenë kontrolluar dhe për këtë arsye nuk janë bërë riparime në një kohe ku banorët u shprehën se kishte dhënë defekt rreth 3 muaj më parë.

Llupo më tej ka shtuar se në ISHMT deri më tani janë regjistruar 1 200 ashensorë të cilët paraprakisht janë kontrolluar dhe certifikuar.

Më tej Llupa ka thënë se ashensorët duhen kolauduar një herë në vit për pallatet dhe një herë në 6 muaj për ashensorët e shërbimeve që janë më shumë në përdorim.

“Ashensori nuk ka qenë i regjistruar në ISHMT dhe nuk ka qenë i certifikuar nga shërbime. Dhe nuk kemi pasur asnjë dijeni për figurimin e këtij ashensori. Janë rreth 1200 ashensorë certifikuar para se të regjistrohen. Por procesi është në vazhdimësi. Administratori lidh një kontratë me banorët dhe të jetë i ligjshëm administratori. Dhe ai duhet ta regjistrojë. Por regjistrimi nuk bëhet nëse nuk certifikohet nga një trup që ka marrë akreditim. Është një proces që përsëritet çdo vit në banesat e përbashkëta. Certifikimi fillestarë është i rëndësishëm. Ndërsa certifikimet e tjera kanë më pak. Ndërkohë 6 muaj është për hotelet dhe shërbimet që përdoren më shpesh. Puna e mirëmbajtësit kontrollohet nga trupa e certifikuar.”
Detyrimet e personave përgjegjës:
• regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT
• ekzaminimin e plotë të ashensorit
• organizimin e inspektimit periodik
• mirëmbajtjen e ashensorit
• modernizimin e ashensorit sipas nevojës
• librin e sigurisë të ashensorit
Siguria e ashensorëve në përdorim:
-kryerja e procedurave të vlerësimit të konformitetit
-vendosja e markimit CE
-sigurimi i sistemit të plotë të cilësisë
-verifikimi i njësisë

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!