Një ngjarje sa e pabesueshme aq dhe e rrezikshme ka ndodhur mbi ishullin Tanna në jugperëndim të Oqeanit Paqësor. Mediat e huaja bëjnë me dije se dy ekuilibristë kanë shkuar deri në çmenduri për të thyer rekordin e ecjes me shkop, në një litar të gjatë.
Aventurierët 28-vjeçari Alexander Schulz, nga Gjermania dhe 33-vjeçari Rafael Bridi, nga Brazili, kaluan përmes kraterit në vullkanin Yasur mbi ishullin Tanna në jugperëndim të Oqeanit Paqësor.
Ky është një ndër vullkanët më aktivë në botë, dhe rreziku i tij është në çdo moment pasi nuk dihet kur mund të shpërthejë.
Tashmë dyshja që kaloi mbi rrezik ka vendosur rekord botëror me 15 prill, në mes të pandemisë, duke ecur në litarin 260 metra të gjatë. Ndërkohë mësohet se llava e vullkanit që arrinte deri në 400 metra, e rrezikonte të këpuste në çdo moment litarin ku po ecnin./abcnews.al