Rojat e Kullave në bashkëpunim me policisë, disa pushues por edhe bluzat e bardha kanë shpëtuar tre fëmijë nga mbytja në plazhin e Divjakës.
Tre fëmijët e moshave 12, 13 dhe 17 vjeç kanë rrezikuar jetën por kanë arritur të shpëtohen, ndërsa aktualisht janë në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.
“Policia, rojat e kullave, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 3 shtetas të mitur nga mbytja në det.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë, të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Divjakës, në bashkëpunim me rojët e kullave të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 3 shtetas të mitur të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf, Divjakë.
Shtetasit e mitur aktualisht ndodhen në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.
Policia e Divjakës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional”, njofton policia./abcnews.al