Rreziku shumë pranë, mjeku: Si të ruhemi nga koronavirusi

schedule13:07 - 23 Shkurt, 2020

schedule 13:07 - 23 Shkurt, 2020

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla se si mund të ruhemi nga koronavirusi, teksa rrezikua ka ardhur shumë pranë.

Në një kohë, kur në Itali janë shënuar 2 viktima dhe numri i të prekurve ka shkuar mbi 100, mjeku shprehet se higjena personale është shumë rëndësishme.

Mesazhi i mjekut në rrjetet sociale:  

KULTURA QYTETARE në sjelljen tonë në publik si dhe NDËRGJEGJËSIMI për higjenën personale e të mjedisit rrethues, janë dy hallka të rëndësishme si në PARANDALIMIN po ashtu edhe në KUFIZIMIN e rasteve me Covid-19. “KUSHTOJNË” shumë-shumë pak por janë mjaft të efektëshme…..SENSIBILIZIMI në këtë drejtim prej gjithsecilit prej nesh në mendimin tim, ndihmon më shumë se ironizimet sarkastike në prononcimet tona në FB….PARA rrezikut iminent, TEORIZIMET e shumta në këtë drejtim janë të pabukta…..TË KUPTOJMË qartë mesazhet që na vinë si nga specialistët e fushave të Epidemiologjisë e Shëndetit Publik, Specialistët e Sëmundjeve Infektive si dhe të Urgjencave Mjeksore, e të bëhemi të gjithë pjesë e PËRBALLIMIT të këtij risku, sikundër është mundësija e hyrjes së Covid-19 në Shqipëri…..Infeksioni nga Covid-19 është një formë tjetër e manifestimit të GRIPIT, por me rrezikshmëri më të madhe …..Mëndjekthjellët dhe Vullnetplotë uroj dhe shpresoj se do tia dalim!!!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!