Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreziku rus, BE po shqyrton mbështetje për ushtrinë moldave  

schedule11:33 - 4 Maj, 2022

schedule 11:33 - 4 Maj, 2022

Bashkimi Europian po shqyrton mbështetje shtesë ushtarake për Moldavinë, në një përpjekje për të shmangur përhapjen e luftës në fqinjin e Ukrainës.

Në një vizitë në kryeqytetin moldav Kishinau, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se BE po shikonte se si mund të forconte forcat e armatosura të vendit.

Komentet e tij vijnë pas serisë së shpërthimeve të pashpjegueshme të javës së kaluar në Transnistria – një rajon separatist i kontrolluar nga Rusia, i cili është pjesë e Moldavisë. Këto zhvillime ngritën frikën se konflikti mund të përhapet.

Raportet e fundit të bazuara në burime të inteligjencës ukrainase sugjeruan se Rusia mund të sulmojë Moldavinë për të forcuar ofensivën e saj në Ukrainën jugperëndimore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!