Rreziku që i kanoset tokës, s’do të ketë më kthim pas

schedule22:47 - 9 Shtator, 2020

schedule 22:47 - 9 Shtator, 2020

Kombet e Bashkuara kanë publikuar sëfundmi një raport mjaft shqetësues në lidhje me rritjen e temperaturave mestara në tokë gjatë viteve të fundit.

Edhe pse emetimi i gazrave në atmosferë u pakësua me 17 për qind këtë vit për shkak të pandemisë, pritet që 2020 të jetë viti më i nxehtë për tokën që prej 2015, shkruan abcnews.al.

Madje, sipas raportit, temperaturat mesatare në tokë janë rritur me 2.7 gradë që prej vitit 2015.

OKB bën me dije se nëse vijohet me këto ritme po shkojmë drejt një pike, në të cilën nuk do të ketë me kthim pas për tokën.

Duke parë ritmin e lartë të shkrirjes së akujve në Arktik dhe Antarktidë, përllogaritet që në vitin 2050 1.6 miliard banorë të botës të rrezikohen nga përmbytjet masive, ndërsa 2.7-3.2 rrezikojnë të përballen me mungesë të ujit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!