Rreziku për zemrën pas vaksinimit me Pfizer dhe Moderna, EMA publikon rekomandimet e reja

schedule15:44 - 9 Korrik, 2021

schedule 15:44 - 9 Korrik, 2021

Në një deklaratë të premten, Agjencia Europiane e Barnave tha se ekziston rreziku i inflamacionit të muskulit të zemrës pas vaksinimit me një nga vaksinat mARN.

EMA ka identifikuar një lidhje të mundshme midis vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe arrestit kardiak. Prandaj, miokarditi dhe perikarditi duhet të përfshihen në efektet anësore të mundshme  nga vaksinat mARN.

Këto efekte anësore ndodhin kryesisht brenda 14 ditëve pas vaksinimit, pas dozës së dytë. Personat më të prekur janë  të rinjtë dhe kryesisht  meshkujt, tha EMA.

EMA ka këshilluar gjithashtu njerëzit që vuajnë nga sindroma e rrallë e rrjedhjes kapilare të shmangin vaksinimin me Johnson & Johnson. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!