Rregullatori i energjisë bërthamore në Ukrainë ka njoftuar se në centralin bërthamor të Çernobilit nuk është rikthyer ende energjia.
Deklarata bie ndesh me pretendimet e ministrisë ruse të energjisë, e cila kishte thënë se energjia u rikthye në central nga specialistë bjellorusë të enjten. Ukraina ka paralajmëruar për rrjedhje të mundshme rrezatimi nëse kabllot e energjisë, të cilat u dëmtuan gjatë luftimeve intensive mes forcave të Kievit dhe Moskës, nuk riparohen.
“Përpjekjet për të rivendosur furnizimin me energji të jashtme në vend janë në progres,” tha Inspektorati Shtetëror Rregullator Bërthamor i Ukrainës në një deklaratë. /abcnews.al/