Pavarësisht se rreziku i përhapjes së variantit Delta të Covid vjen nga emigrantët dhe turistët, në kufi nuk ka asnjë masë parandaluese. Kjo është pika doganore e Kakavijës, pika hyrëse me Greqinë, shtet ku virus po përhapet dita ditës.
Përballë këtyre fakteve, mjekëve nuk u mbet gjë tjetër vetëm të bëjnë thirrje për vaksinim. Apeli vjen nga shefi i epidemiologëve në Gjirokastër Arenc Brahimi.
“Thjeshte që ne tu paraprijmë mutacioneve të ndryshme. Meqenëse Shqipëria kufizohet nga shumë vende. Nga ana e jugut me Greqinë. Atje kemi një rritje të rasteve dhe dyfishim a trefishim. Dhe për aq kohë sa është hapur edhe lëvizja e lirë, kjo përbën një rrezik edhe për popullatën tonë që nuk e ka kaluar dhe s’ka bërë vaksinën. Pa dallim ca vaksine është,” thotë ai.
Ne qarkun e Gjirokastrës janë mbi 20 mije persona, të cilët kanë kryer të dyja dozat e vaksinimit. /abcnews.al