Punonjësit që po punojnë lumin Gjanica, në Fier kanë gjetur disa predha luftarake që besohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se predhat janë gjetur gjatë punës së punëtorëve pranë urës së Sheqit.
Punonjësit e mjeteve që kryejnë punimet për sistemin e brigjeve të lumit Gjanica dhe rehabilitimin e këtij segmenti nga qendra në urën e Sheqit pasi kanë parë predhat kanë njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vend duke vënë në dijeni dhe autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes./abcnews.al