Rrezikon të shkëputet një ajsberg në Antraktidë

schedule12:38 - 26 Shkurt, 2019

schedule 12:38 - 26 Shkurt, 2019

Një masë akulli me një sipërfaqe dy herë më të madhe se ajo e Nju Jorkut rrezikon të shkëputet nga Antarktida, duke rrezikuar veprimtaritë për kërkimet në zonë por dhe praninë njerëzore.

Nasa paralajmëron se një ajsberg i madh sa dyfishi i sipërfaqes së Nju Jork, rrezikon të shkëputet nga Antarktida. Pamjet e filmuara nga sateliti tregojnë nëj situatë alarmuese: në rast se mali i akullit do të shkëputet, do të rrezikoheshin aktivitetet e kërkimit por dhe prania njerëzore në zonë.

Zona që mund të dëmtohet rëndë dhe është platform e akullit Brant, që ndodhet përgjatë bregut veriperëndimor të kontinentit Antartik: që atje ajsbergu mund të shkojë në oqean.

Në zonën ku rrezikohet dhe shkëputja ka pasur një frakturë të qëndrueshme prej 35 vitesh, por kjo frakturë ka nisur të avancojë drejt Veriut me një ritëm prej katër kilometrash në vit. Fraktura ka nisur të lëvizë që nga tetori  2016 e që atëherë ka vazhduar të përhapet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!