Algerta është një vajzë e re që rrezikon të humbasë shikimin nëse një transplant i ndërlikuar nuk kryhet në kohë. Operacioni për Algertën kushton rreth 10 mijë paund, ndërsa të afërmit e saj kanë po kërkojnë ndihmën e të gjithë shqiptarëve në mënyrë që të mbledhin të ardhurat që do të shkojnë për transplantin e kornesë.
Nëse ajo nuk e bën këtë operacion, ajo mund të humbasë shikimin e saj. Deri më tani donatorët janë të shumtë, por për Algertën duhen ende edhe shumë para në mënyrë që të kryhet transplanti.
Kërkesa e të afërmeve:
Përshëndetje, emri im është Ornela dhe jam duke mbledhur fonde për kushërirën time Algreta, në mënyrë që ajo të mund të kryejë operacionin e saj të transplantit të kornesë, e cila vlerësohet të jetë rreth £ 10000, duke përfshirë koston e operacionit dhe qëndrimit në spital. Nëse ajo nuk e bën këtë operacion, ajo mund të humbasë shikimin e saj.
Këtu mund të gjeni linkun për të kontribuar në shërimin e Algertës: (Go Fund Me)