Rrezikon pesë vite burg, legjenda e United në telashe të mëdha

schedule14:37 - 24 Prill, 2021

schedule 14:37 - 24 Prill, 2021

Ryan Giggs rrezikon burgun. Legjenda e Manchester United, i cili drejton kombëtaren e Uellsit prej vitit 2018, u arrestua nëntorin e vitit të kaluar për shkak të akuzave për sulme fizike ndaj dy grave, njëra prej të cilave ishte e dashura e tij.

47-vjeçari nga Cardiff mohon akuzat dhe e cilëson veten të pafajshëm. Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Uellsit, vendosën ditën e djeshme të konfirmojnë në stole Robert Page, i cili drejton kombëtaren ishullore prej nëntorit të kaluar.

Ky i fundit do të jetë timonieri i Gareth Bale me shokë në Euro 2020. Uellsi është pjesë e grupit A në kompeticionin që do të nisë më 11 qershor dhe do të ketë rivalë skuadra si Italia, Turqia dhe Zvicra.

Po Giggs? Hetimet vazhdojnë dhe vendimi për ish-mesfushorin e madh do të jetë më 28 prill. Mediat angleze raportojnë se Giggs, i cili vazhdon të insistojë se nuk ka kryer asnjë faj, rrezikon burgosjen me pesë vite. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!