“Rrezikon parainfarkt”, i dënuar për trafikun e 613 kg “të bardhë”, Arbër Çekaj kërkon trajtim mjekësor

schedule12:14 - 21 Korrik, 2022

schedule 12:14 - 21 Korrik, 2022

Arbër Çekaj ka kërkuar trajtim spitalor. Abc mëson se doktori i ka rekomanduar që ka probleme me zemrën dhe rrezikon parainfarkt.

Sipas asaj që mësohet, Çekaj duhet të bëjë patjetër ndërhyrje dhe duhet të jetë në kujdes të specializuar.

Arbër Çekaj është dënuar si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë më 27 shkurt 2018 që e kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane. Në gusht ai së bashku me Fatmir Pjetrin tentuan që të arratiseshin nga burgu 313, por u kapën në momentin e fundit./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!