Policia e Lushnjes ka bërë të mundur shpëtimin e një të mituri 5 vjeçar I cili rrezikoi që të binte nga një dritare pallati nga kati i pestë.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë menjëherë pas një telefonate të marrë nga salla operative është bërë i mundur koordinimi i efektivëve dhe shpëtimi i 5 vjeçarit që kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë ne atë dhomë.
Familjarët e të miturit kanë falënderuar Policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë./abcnews.al