“Rrezikohet izolimi i vendit”, pas partive opozitare Meta fton në takim urgjent Këshillin e Ambasadorëve

schedule18:14 - 16 Nëntor, 2019

schedule 18:14 - 16 Nëntor, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të ftojë për takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë javën e ardhshme.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se Presidenti Meta në këtë takim do t’i informojë ambasadorët për situatën e rëndë të funksionimit të shtetit ligjor që sipas tij rrezikon izolimin e vendit.

Kujtojmë që ditën e sotme, përmes një letre publike, presidenti i Repubikës Ilir Meta ftoi në një takim liderin e opozitës Lulzim Basha, bashkë me të gjithë kryetarët e partive aleate me PD-në.

Në ftesën e tij, Meta shprehet se vendi ndodhet në një situatë dramatike, dhe se takimi duhej zhvilluar sa më shpejt, mundësisht para datës 20 nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!