Sipas një studimi të ri rezulto se rreth 20% e gjuhëve të botës rrezikon që të zhduket në fund të shekullit ku jemi.
Studiues nga fusha të ndryshme të shkencës (biologë, matematikanë, gjuhëtarë, etj.), të udhëhequr nga profesori i Biologjisë Evolucionare Lindel Bromham i Universitetit Kombëtar Australian, ka bërë me dije se më shumë se 1 500 gjuhë nga 7 000 gjuhët e botës mund të mos fliten më në Tokë në fund të shekulli tonë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mesatarisht, të paktën një gjuhë e folur në planet mund të zhduket çdo muaj deri në vitin 2100. Bazuar në 51 faktorë, studiuesit arritën në përfundimin se humbja e gjuhëve pritet të pesëfishohet deri në vitin 2100 krahasuar me nivelet aktuale.
“Kemi zbuluar se, pa ndërhyrje të menjëhershme, humbja e gjuhës mund të trefishohet gjatë 40 viteve të ardhshme. Deri në fund të këtij shekulli, 1500 gjuhë mund të kenë pushuar së foluri ,” ka thënë kreu i studimit.
Me rritjen e nivelit të arsimit dhe rritjen e kohëzgjatjes së viteve të arsimit, rritet edhe rreziku i zhdukjes së disa gjuhëve. Prandaj, studiuesit theksojnë nevojën që sigurisht të mos vendoset “frena” arsimi, por të mbështetet arsimi i detyrueshëm dygjuhësh, me qëllim forcimin e gjuhëve autoktone brenda sistemit arsimor.
Gjithashtu, sipas studimit, sa më shumë rrugë të ketë në një zonë, që lidh qytetet me zonat më të largëta të një vendi, aq më i madh është rreziku për gjuhët lokale që fliten nga popullata të vogla, pasi kjo, siç tha Bronham, “ndihmon, gjuhët dominuese të veprojnë si rrota mbi gjuhët e tjera më të vogla”.e.su./abcnews.al