Rrezik për një konflikt me NATO-n? Lavrov: Deklarata e Austin tregoi se SHBA e ka një plan

schedule16:37 - 2 Mars, 2024

schedule 16:37 - 2 Mars, 2024

“Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke thënë se NATO dhe Rusia mund të përfundojnë duke luftuar njëra-tjetrën nëse Ukraina mposhtet, dëshmoi se SHBA ka një plan për të”.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, rus Sergey Lavrov në një konferencë në Antalia të Turqisë, shkruan Tass.

“Kuptimi i kësaj deklarate është se nëse Ukraina humbet, NATO-ja do të duhet të shkojë kundër Rusisë. Në një lapsus frojdian ai tregoi atë që kishin në mendje. Para kësaj, të gjithë thoshin: Ne nuk mund ta lëmë Ukrainën të humbasë, sepse presidenti rus, Vladimir Putin nuk do të ndalet dhe do të marrë nën kontroll Balltikun, Poloninë, Finlandën. Por rezulton, sipas deklaratës së hapur dhe të qartë të zotit Austin, është e kundërta. Ne nuk kemi plane të tilla dhe nuk mundemi i kanë, por amerikanët i kanë”, tha ministri.

Sipas Lavrov, Europa është aktualisht viktima kryesore e politikës së SHBA-së për të “tërhequr Ukrainën në NATO”.

“Të gjitha shpenzimet kryesore janë zhvendosur në Evropë. Njerëzit po jetojnë gjithnjë e më keq, burimet e energjisë janë rritur shumë herë në çmim, krahasuar me atë që mund të ishte nëse amerikanët nuk do të kishin hedhur në erë tubacionet e gazit Nord Stream,” deklaroi Lavrov.

Ai tha se situata rreth Ukrainës u krijua nga Uashingtoni për të siguruar që Bashkimi Evropian të mos bëhet shumë i fortë si një rival i ekonomisë amerikane.

“Dhe ky synim është arritur. Evropa tani nuk është më një konkurrent i SHBA-së. Të gjitha bizneset kryesore dhe industria prodhuese po zhvendosen në SHBA, ku kushtet janë krejtësisht të ndryshme dhe energjia është shumë më e lirë,” theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!