“Rrezik për kombin”! Nga akuzat, te rebelët dhe gjyqi, çfarë duhet të dini për fajësimin e Trump

schedule23:23 - 13 Janar, 2021

schedule 23:23 - 13 Janar, 2021

Presidenti i SHBA-së Donald Trump duhet të përballet me gjyqin në Senat pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi pro ngritjes së akuzave kundër tij për nxitje të kryengritjes, pasi mbështetësit e tij u futën në Kongres në datë 6 janar, ndërsa ngjarja la pas 5 të vdekur. Kjo është hera e dytë që Trump fajësohet, hera e parë në historinë e një presidenti amerikan.

Çfarë duhet të dini?

Donald Trump është akuzuar për “nxitje” të trazirave që la 5 të vdekur në Kapitolin e SHBA.

Kongresi votoi me 232 vota pro dhe 197 kundër për ngritjen e akuzave kundër Donald Trump.

Dhjetë republikanë rebelë votuan me demokratët pro ngritjes së akuzave për Donald Trump.

Presidenti tani përballet me një gjyq në Senat, por 7 ditë i kanë mbetur nga mandati.

Senati që udhëhiqet nga republikanët është në pushim deri më 19 janar dhe nuk pritet të mblidhet.

Nisur nga koha e shkurtër, Trump pritet që jetë në detyrë dhe ka të ngjarë të përfundojë mandatin e tij.

Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi tha: Trump duhet të largohet, ai është një rrezik për kombin.

A mund të kandidojë një president i fajësuar për rizgjedhje? Po, vetëm dënimi nga Senati e pengon.

Donald Trump është presidenti i parë në historinë e SHBA që fajësohet dy herë.

Në 2019, Trump u akuzua për herë të parë, i kërkoi Presidentit ukrainas të hetojë rivalin e tij Biden.

Në 5 shkurt 2020 Senati e shfajësoi presidentin Donald Trump nga akuzat.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!