Agjencia turke e fatkeqësive AFAD u ka kërkuar banorëve të Hatay që të qëndrojnë larg bregdetit, duke paralajmëruar se ekziston rreziku i rritjes së nivelit të detit pas dy tërmeteve me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë që goditën vendin duke shkaktuar panik tek të gjithë.
Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay foli për të paktën tetë persona të lënduar nga tërmetet e sotëm, duke argumentuar se nuk ka arsye për t’u shqetësuar për ngritjen e nivelit të detit. Tërmeti i parë me magnitudë 6.4 ballë ka ndodhur në orën 19:04 me kohën lokale.
Tre minuta më vonë ajo u pasua nga një lëkundje me magnitudë 5.8, sipas AFAD, e cila shprehu frikën se niveli i detit mund të rritet “deri në 50 cm”./abcnews.al