Të paktën 3,000 nga 45,000 bomba izraelite që janë lëshuar kundër Rripit të Gazës midis 7 tetorit dhe mesit të janarit, sipas vlerësimeve të Handicap International, nuk kanë shpërthyer, një zyrtar i specializuar kundër minave.
“Ndër 45,000 bomba, 3,000 prej tyre nuk kanë shpërthyer dhe janë një rrezik, veçanërisht për civilët”, tha Jean-Pierre Delomiere.
Sipas tij, është i nevojshëm një armëpushim i menjëhershëm, në mënyrë që të fillojnë operacionet e pastrimit të minave dhe heqjen e mjeteve shpërthyese.
Që nga fillimi i marsit, Handicap International ka dërguar dy ekspertë për 15 ditë për të filluar vlerësimin e nevojave për çminim në Rripin e Gazës.
/abcnews.al