Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrezik për banorët, shkëputet tavani i një apartamenti në Elbasan

schedule10:19 - 6 Prill, 2021

schedule 10:19 - 6 Prill, 2021

ELBASAN- Gjatë mesnatës në qendër të Elbasanit, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, një pjesë e tavanit të një apartamenti të pabanueshëm është shkëputur duke rënë mbi rrugë. Apartamenti në fjalë ndodhet në një pallat 3 katësh, ndërsa pjesa e shembur fatmirësisht ka rënë në rrugë pa shkaktuar dëme në njerëz apo dëme të mëdha materiale. Anash rrugës kanë qenë disa makina të parkuara, të cilat kanë marrë dëmtime të lehta.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, duke krijuar një perimetër sigurie duke mos lejuar kalimin. Fatmirësisht ky incident ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës ku ora policore nuk lejon lëvizjet e qytetarëve dhe nuk ka pasur asnjë banorë të lënduar. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!