Pandemia vazhdon të infektojë dhe të marrë jetë njerëzish. Situata në Angli nuk është e mirë dhe drejtuesit e Wolves kanë marrë një vendim në lidhje me Covid-19.
Lojtarët e “Ujqve” nuk do të lejohen të shkojnë në supermarkete. Trajneri i ekipit londinez, Nuno Espirito Santos ka folur në lidhje me këtë temë në konferencën për shtypin përpara takimit me Tottenham.
“Kemi staf që mund të shkojnë në markete dhe të bëjnë blerje për futbollistët. Duhet të evitojmë daljen e lojtarëve, nuk duam të rrezikojmë aspak. Kemi një kontingjent të cunguar për momentin.
Disa lojtarë janë të dëmtuar dhe nuk mund t’ia lejojmë vetës të humbasim të tjerë. Infektimet me Covid-19 po shtohen shumë dhe nuk duam të rrezikojmë“, deklaron trajneri portugez. /abcnews.al