Rrezik arrestimi dhe “ik në Tiranë”, babai i Ismajlit zbulon historinë absurde

schedule08:21 - 15 Shtator, 2020

schedule 08:21 - 15 Shtator, 2020

Ilmi Ismajli, babai i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, ka lëshuar akuza të rënda. Ai pretendon se Ardianin kishin menduar ta arrestonin, vetëm që të mos fluturonte drejt Italisë nga aeroporti i Prishtinës. Në llogarinë e tij në “Facebook” ai shkruan se pasi nuk u doli plani i parë, i detyruan të fluturojnë drejt Italisë nga aeroporti “Nënë Tereza”.

“Falënderimet e panumërta i takojnë vetëm të madhit Allah që çdo sprovë që na sprovon e ka vetëm për të mirën tonë. Falënderimet e panumërta i takojnë vetëm të madhit Allah që është i gjithëmëshirshmi i gjithëdijshëm për të mirat që na i dhuron.

Falënderimet e panumërta i takojnë të madhit Allah që na mbron nga kurthet e njerëzve të këqij e në veçanti që na ndihmoj të shkojë Ardiani për Itali t’i kryejë testet mjekësore nga njerëz që nuk ia duan të mirën këtij vendi nga njerëz që kishin planifikuar të ia shkatërrojnë karrierën. Zoti na bëri të jem gjakftohtë sepse ishte planifikuar edhe arrestimi i tij vetëm e vetëm që të mos ta lejojnë fluturimin nga aeroporti i Prishtinës.

Kur e panë që nuk po biem në kurthet e tyre na urdhëruan që të largohemi nga aeroporti dhe të shkojmë në aeroportin e Tiranës me pretekstin sepse ju luani për Shqipërinë. Zot na mbroj nga këta fanatikë, mbroje edhe popullin në përgjithësi. Ardian ty të urojmë suksese dhe realizimin e ëndrrave që me shumë sakrificë i ke kthyer në realitet”, shkruan Ilmi Ismajli. /abcnews.al

 

Postimi i babait te mbrojtesit te kombetares

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!