Rreth dy miliardë myslimanë në botë festojnë sot Fiter Bajramin

schedule09:47 - 21 Prill, 2023

schedule 09:47 - 21 Prill, 2023

Ndërsa Ramazani po i afrohet fundit, myslimanët në të gjithë botën festojnë Fitër Bajramin. Fiter Bajrami vjen në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku myslimanët agjëruan në shenjë të devotshmërisë ndaj besimit dhe për të kuptuar më mirë vështirësitë e personave në nevojë.

Masëood Ahmed, anëtar i Këshillit Mysliman të Britanisë, tha se “Bajrami është një festë pas kryerjes së një prej detyrave më të rëndësishme fetare: agjërimit gjatë muajit të Ramazanit”.

Shumë njerëz e festojnë këtë duke shkëmbyer dhurata dhe duke vizituar miqtë dhe familjen. Ai shton se nuk duhet të çuditeni nëse shihni shumë njerëz të përqafuar në rrugë si pjesë e festës së Bajramit.

Burrat do të përqafojnë burra të tjerë në shenjë miqësie, dhe gratë do të bëjnë të njëjtën gjë me gratë e tjera: “Nëse dilni në rrugë tani, të huajt, këdo që do t’i takojnë ata do t’i përqafojnë. E gjithë ideja është se këdo që të takini, ju do të përpiqeni të krijoni një ndjenjë vullneti të mirë. Çdo ndjenjë armiqësie lihet mënjanë, të paktën për një ditë!”.

Afërsisht 2 miliardë myslimanë në mbarë globin festojnë Bajraminm nga Azia në Lindjen e Mesme, në Europë dhe Amerikë, njerëzit po urojnë njëri-tjetrin pas faljes së namazit në xhami.

Gjatë Bajramit, një nga gjërat më të zakonshme që do të dëgjoni njerëzit t’i thonë njëri-tjetrit është “Eid Mubarak’, që do të thotë “gëzuar Bajramin”.

Megjithatë, vendet e tjera kanë urime të ndryshme. Në Nigeri, njerëzit ka të ngjarë të thonë “Balla da Sallah”, që është Hausa për festën e Bajramit. Në Malajzi, Bajrami quhet Hari Raya, kështu që për t’i uruar dikujt një Bajram të lumtur, do të thoni “Selamat Hari Raya”.

Tradita të tjera

Një nga pesë shtyllat e Islamit është dhënia për bamirësi, ose Zekati. Në Bajram, ekziston një lloj i caktuar bamirësie i quajtur Zekat al-Fitr, i cili mund të bëhet në fund të Ramazanit.

Megjithatë, rekomandohet që kjo të jepet paraprakisht në mënyrë që edhe ata që kanë nevojë të mund të festojnë festën e Bajramit.

Përveç traditave universale, ka disa më të çuditshme në vende të ndryshme. Një prej tyre është në Afganistan, ku një aktivitet popullor i Bajramit është lyerja e vezëve të ziera fort dhe një traditë që njihet si Tokhm-Jangi. Të gjithë përfshihen dhe qëllimi është të thyeni vezën e kundërshtarit tuaj duke e mbajtur tuajën të paprekur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!