Rreth 90% e rasteve të Covid në Portugali u shkaktuan nga varianti Delta

schedule21:55 - 6 Korrik, 2021

schedule 21:55 - 6 Korrik, 2021

Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa i ka bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat kundër koronavirusit.

Kjo thirrje e kryeministrit portugez vjen pas rritjes së numrit të rasteve me Covid 19 në vend. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se varianti Delta përbën rreth 90% e rasteve të Covid.

Një rritje e madhe është raportuan në ishujt Atlantik, Madeira dhe Azore gjithashtu edhe në Portugalinë veriore.

Ky shtim i rasteve erdhi si pasojë e hapjes së kufijve që solli edhe rritjen e numrit të turistëve.

“Ne nuk mund të relaksohemi, qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë masat”, ka thënë Costa.

Ndonëse 38% e popullsisë është e vaksinuar, raste e reja prekin kryesisht të rinjtë e pa vaksinuar./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!