Rreth 600,000 besimtarë u mblodhën për meshën e Papës në Dili

schedule14:46 - 10 Shtator, 2024

schedule 14:46 - 10 Shtator, 2024

Rreth 600,000 besimtarë u mblodhën këtë të martë në Dili, për shërbesën e Papës. Papa Françesku kremtoi meshën si pjesë e turneut të tij maratonë në Azinë Juglindore dhe Oqeani.

Kjo meshë, e mbajtur në një shesh të madh plazhi në periferi të qytetit, ishte një sfidë e rëndë fizike për Papën 87-vjeçar, i cili qëndroi në të njëjtin pozicion për gati tre orë dhe bëri një xhiro me automjetin e tij special, mes turmës në temperatura mbi 30 gradë Celsius dhe në lagështi tropikale.

Papa Françesku u prit si një yll rock në këtë vend katolik në rajonin e Azi-Paqësorit. Në këtë shesh dyndeshin vazhdimisht besimtarët, ndërsa zjarrfikësit ftohnin turmën duke spërkatur ujë.

Një total prej rreth 600,000 besimtarësh u mblodhën në dhe rreth sheshit, sipas një deklarate të Vatikanit.

Kjo është ndalesa e tretë e turneut të Papa Françeskut në rajonin e Azi-Paqësorit, më i gjati dhe më i largëti i mandatit të tij papnor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!