Rreth 5,000 persona, të cilët përfshijnë diplomatë, staf të sigurisë, punonjësit e ndihmës sociale janë evakuuar nga Kabuli gjatë 24 orëve të fundit, sipas një njoftimi të një zyrtari të Perëndimit për Reuters.
Ai gjithashtu theksoi se evakuimet do të vazhdojnë, duke shtuar se “pastrimi” i kaosit jashtë aeroportit ishte një sfidë.
Janë të shumtë vendet që kanë deklaruar se do të presin afganët dhe ndër ato vende është Shqipëria edhe Kosova. Rikujtojmë se në vendin tonë do të mbërrijnë 300 afganë sot, ndërsa sipas një interviste për mediat spanjolle, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se rreth 1 000 afganë do të strehohen në Shqipëri gjatë javës./abcnews.al

