Të paktën 375 persona kanë humbur jetën për shkak të uraganit Rai që goditi Filipinet të enjten. Ndërsa rreth 500 persona kanë mbetur të plagosur dhe 56 të tjerë janë raportuar të zhdukur, shkruan BBC
Sipas ekipeve të kërkim-shpëtimit përcaktimi i shkallës së humbjeve është i vështirë, pasi komunikimi me disa zona është ndërprerë. Ekziston frika se rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet mund të kenë shkaktuar më shumë viktima.
Ndërkohë Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka nisur një apel për 22 milionë dollarë për të financuar përpjekjet afatgjata të ndihmës. Ndërkohë vullnetarët ndodhen tashmë në vendngjarje për të ndihmuar njerëzit që kanë humbur gjithçka.
/abcnews.al