Rreth 24 mijë raste të reja me Covid dhe 467 viktima në Itali

schedule18:47 - 31 Mars, 2021

schedule 18:47 - 31 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 467 pacientë me Covid-19, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 109,346 humbje jete.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se ditën e sotme janë regjistruar 23,904 raste të reja me koronavirus nga 351,221 teste të realizuara.

Lexo edhe: Lombardia në karantinë deri në 11 prill, farmacistët vaksinim të detyrueshëm

Situata epidemiologjike sipas Ministrisë së Shëndetësisë vijon të mbetet vijon problematike, ndërsa është vendosur që përveç mjekëve dhe infermierëve që ndodhen në vijën e parë të përballjes me Covid-19  të marrin vaksinën anti-Covid edhe farmacistët si edhe stafe mjekësore që janë në kontakt me këtë sëmundje të rëndë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!