Rreth 18 mijë raste me Covid në Rusi, Moska shënon numrin më të lartë të të prekurve

schedule11:31 - 19 Qershor, 2021

schedule 11:31 - 19 Qershor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit, Rusia ka regjistruar rreth 18 mijë raste më Covid-19, prej të cilave 9120 janë raportuar në Moskë, duke shënuar numrin më të lartë të rasteve ditore gjatë 24 orëve të fundit që nga fillimi i pandemisë në kryeqytetin e rus.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 466 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 128, 911 persona.

Ndërsa numri i të prekurve në total ka arritur në 5, 299, 215 qytetarë.

Pas përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Moskë, nënkryetarja e Bashkisë Anastasia Rakova njoftoi se do të shtohet numri i shtretërve në spitale për të përballuar fluksin e pacientëve.

Gjithashtu ajo njoftoi se në 20 dhe 25 qershor do të hapen dy qendra të tjera për karantinë, për pacientët me Covid të cilët nuk mund të izolohen në shtëpi./i.k./abcnews.al/