Rreth 16,000 persona janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit, në 24 orët e fundit, sipas Pentagonit. 42,000 persona janë evakuuar nga Afganistani që nga korriku, dhe 37,000 prej tyre janë zhvendosur që nga 14 gushti ndërsa operacioni i evakuimit është intensifikuar pas marrjes në kontroll të talebanëve.
Ndërkohë ditën e djeshme, një anëtar i forcave afgane të sigurisë u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një shkëmbim zjarri jashtë aeroportit të Kabulit.
“Incidenti duket se ka filluar kur një agjent i panjohur qëlloi mbi forcat afgane të sigurisë që kontrollonin aeroportin.” Afganët u kundërpërgjigjën duke ushtruar të drejtën e tyre për vetëmbrojtje, trupat amerikane dhe aleate bënë të njëjtën gjë, ” citohej në deklaratë.
Gjatë një deklaratë, Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Maas tha se situata në aeroportin e Kabulit po bëhej gjithnjë e më kaotike. Ai vuri në dukje se Gjermania po bashkëpunonte me Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe talebanët për të mbajtur të hapur aeroportin e Kabulit.
Ai gjithashtu theksoi nevojën që G7 të diskutojë menaxhimin e valës së migrimit nga Afganistani, si dhe zgjatjen e afatit të evakuimit në Kabul./abcnews.al