Rreth 13 mijë hektarë tokë digjen në Francë, qindra persona evakuohen nga shtëpitë e tyre

schedule10:37 - 13 Shtator, 2022

schedule 10:37 - 13 Shtator, 2022

Franca është përfshirë nga zjarret ditën e djeshme, duke djegur më shumë se 13,000 hektarë në Somos në Francën jugperëndimore dhe duke detyruar evakuimin e mbi 500 banorëve, sipas autoriteteve lokale.

Që nga mbrëmja e kaluar, 540 njerëz janë evakuuar nga qyteti i Somos dhe vendbanimet fqinje, sipas prefekturës, e cila tha se katër shtëpi u dogjën.

Më shumë se 300 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët në Somos, i cili shtrihet midis brigjeve të Oqeanit Atlantik, pranë vendpushimit bregdetar të Lacanou, dhe Bordeaux.

/abcnews.al