Franca është përfshirë nga zjarret ditën e djeshme, duke djegur më shumë se 13,000 hektarë në Somos në Francën jugperëndimore dhe duke detyruar evakuimin e mbi 500 banorëve, sipas autoriteteve lokale.
Që nga mbrëmja e kaluar, 540 njerëz janë evakuuar nga qyteti i Somos dhe vendbanimet fqinje, sipas prefekturës, e cila tha se katër shtëpi u dogjën.
Më shumë se 300 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë flakët në Somos, i cili shtrihet midis brigjeve të Oqeanit Atlantik, pranë vendpushimit bregdetar të Lacanou, dhe Bordeaux.
/abcnews.al