Rreth 100 karabinierë italianë po marrin pjesë në një operacion për goditjen e dy bandave italo-shqiptare që merren me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane bëhet fjalë për 15 të kërkuar, në pranga janë vënë 12 vetë.
Këto grupe kriminale që veprojnë në zonat e Reggio Emilia dhe Bologna kanë trafikuar sasi të konsiderueshme droge nga Peruja. Më pas nëpërmjet Spanjës, i kanë kaluar në Itali, për ta shpërndarë më vonë në tregun emilian.
Megjithatë ende nuk ka shumë detaje, pasi siç shprehen edhe mediat italiane, operacioni i nisur herët në mëngjes është ende nën zhvillim./abcnews.al