Rreth 10.000 tifozë në derbi

schedule14:49 - 1 Mars, 2019

schedule 14:49 - 1 Mars, 2019

Rreth 10.000 tifozë pritet të jenë sot në derbin e kryeqytetit në “Selman Stërmasi”. Tirana e Partizani premtojnë të luajnë vetëm për fitore, ndërsa masat e sigurisë do të jenë tepër të forta.

Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme. Pra 18:00 do të gjejë rreth 10.000 tifozë në “Selman Stërmasi” për derbin e sotëm të Superligës. Tirana e Partizani, po ashtu, kanë premtuar të mos zhgënjejnë në ndeshjen më të shumëpritur të kryeqytetit, aq më tepër që të dyja skuadrat janë në formë mjaft të mirë. Bardheblutë nuk kanë mungesa dhe trajneri Mema mund të luajë me formacionin më të mirë që do të mendojë. Skema pritet të jetë 4-3-3 ose 4-2-3-1, por padyshim fati i ndeshjes do të vendoset më shumë nga motivimi dhe momentet e veçanta, sesa nga moduli i lojës.

Partizani ka më shumë probleme, ndonëse trajneri Skënder Gega që nga Janari ka më shumë alternativa. Lojtari i rëndësishëm Trashi është i pezulluar, ndërsa Mala e Hyseni të dëmtuar. Në fushë, ekipi pritet të luajë me skemën 4-2-3-1, me Atandën në mesfushë dhe katërshen Asani-Mensah-Bala-Bardhi në fazën ofensive. Presioni pritet të jetë i madh për kryesuesit, por trajneri i të kuqve ndihet i qetë.

Policia do të jetë e pranishme me forca të mëdha, me rreth qindra agjentë, ndërsa ka kërkuar nga Tirana që të pajisë stadiumin me më shumë kamera sesa për ndeshjet e tjera. Sërish nuk do të ketë Polici të Shtetit në stadium, por në tunel, gati për të ndërhyrë për çdo incident./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!