Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rreth 1 900 anije mbeten të bllokuara pranë Ngushticës së Hormuzit

schedule16:09 - 26 Mars, 2026

schedule 16:09 - 26 Mars, 2026

Rreth 1 900 anije tregtare kanë mbetur të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, kryesisht në Gjirin Persik, që nga fillimi i sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt.

Pas nisjes së sulmeve, Teherani mbylli këtë rrugë ujore jetike për anijet e lidhura me vendet sulmuese, duke sjellë ndalimin e trafikut detar në ngushticë.

Anijet në rajon, që përgatiteshin të kalonin përmes ngushticës, nuk mundën ta bënin këtë për shkak të tensioneve ushtarake ndërsa shumica e anijeve të bllokuara hodhën spirancat në ujëra të hapura.



Teherani tha se anijet nga vende të tjera përveç SHBA-së dhe Izraelit mund të kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit për sa kohë që nuk marrin pjesë ose nuk mbështesin agresionin kundër Iranit dhe respektojnë plotësisht rregullat e sigurisë.

Dje, Ebrahim Zolfaqari, zëdhënës i komandës së unifikuar të forcave të armatosura të Iranit, Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya tha se pala iraniane ka ndryshuar rregullat e ngushticës dhe se situata nuk do të kthehet në gjendjen para luftës, duke theksuar se asnjë entitet i lidhur me SHBA-në dhe Izraelin nuk ka të drejtë kalimi.

Sipas sistemit të monitorimit “MarineTraffic”, gjatë periudhës 20-22 mars rreth 1.900 anije nuk mund të lëvizin në zonën përreth Ngushticës së Hormuzit. Mes anijeve të bllokuara janë rreth 324 anije transportuese të ngarkesave të thata, 315 transportuese të produkteve të naftës/kimikateve, 267 transportuese të produkteve të naftës dhe 211 tankerë të naftës bruto.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!