Më shumë se 300 njerëz kanë humbur jetën 1,182 shtëpi janë shkatërruar si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që kanë prekur fshatrat në provincën Enga të Papua Guinesë së Re.
Dozens of people are feared dead after a “massive” landslide swept through a village in northern Papua New Guinea early Friday morning, burying families and flattening homes. pic.twitter.com/iVV0lqJozj
— Al Jazeera English (@AJEnglish) May 24, 2024
Sipas informacioneve, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon në kushte të pafavorshme, pasi zona e prekur është e aksesueshme vetëm me helikopter pasi rrugët janë të bllokuara.
Guvernatori i provincës, Peter Ipatas, sqaroi se të paktën gjashtë fshatra u prekën nga rrëshqitja e madhe e dheut, duke folur për një “fatkeqësi natyrore të paprecedentë”.
/abcnews.al