Rrëshqitje dheu në Suedi, lëndohen 3 persona

schedule14:00 - 23 Shtator, 2023

schedule 14:00 - 23 Shtator, 2023

Një pjesë e madhe e autostradës në jugperëndim të Suedisë u shemb gjatë natës, duke lënduar tre persona, tha sot policia.

Kjo autostradë lidh qytetin e dytë më të madh të Suedisë, Goteborgun me kryeqytetin norvegjez Oslo, dhe seksioni që u shemb pas një rrëshqitjeje dheu ndodhet pranë qytetit të vogël Stenungsund, rreth 50 kilometra në veri të Goteborgut në bregun perëndimor të Suedisë.

“Dëmin më të madh nga rrëshqitja e ka pësuar një sipërfaqe prej përafërsisht 100-150 metra. Por në total, rrëshqitja e dheut ka prekur një sipërfaqe prej përafërsisht 200-700 metra”, thuhet në njoftimin e shërbimeve të ndihmës së parë të Goteborgut.

Po ashtu janë prekur rreth 10 automjete, një zonë pyjore dhe një zonë biznesi me pikë karburanti dhe restorant, thanë autoritetet.

Tre persona u dërguan në spital me pasi një pjesë e autostradës u shemb, tha zëdhënësi i policisë Angust Brandt.

“Shumë njerëz u ndihmuan të dilnin nga automjetet e tyre në zonën e rrëshqitjes së dheut me ndihmën e zjarrfikësve dhe helikopterëve”, shtuan shërbimet e shpëtimit.

Rrëshqitja e dheut u shkaktua pak para orës 02:00 me orën lokale në zonë ku ka pasur shi të dendur ditët e fundit, por autoritetet nuk kanë qenë ende në gjendje të sqarojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Në këtë fazë nuk përjashtohet rreziku për rrëshqitje të mëtejshme dheu, theksojnë në deklaratën e tyre edhe shërbimet e shpëtimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!