Rrëshqitje dheu në një minierë në Mianmar, 1 viktimë dhe 70 të zhdukur

schedule08:57 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 08:57 - 22 Dhjetor, 2021

Të paktën 70 persona janë të zhdukur dhe të paktën një ka humbur jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut në një minierë në Mianmar, tha për AFP një anëtar i ekipeve të kërkimit dhe shpëtimit.

“Rreth 70 deri në 100 persona janë të zhdukur pas rrëshqitjes së dheut, e cila ndodhi rreth orës 04:00 në minierën në Hapkad, tha Ko Ni, një anëtar i forcave të  kërkim-shpëtimit.

Vdekjet nga rrëshqitja e tokës dhe aksidentet e tjera janë të zakonshme në minierat  në Hakkad, në të cilat punojnë punëtorë të varfër nga i gjithë vendi që nxjerrin gurë gjysmë të çmuar për eksport, kryesisht në Kinë. Pak ditë më parë të paktën 10 minatorë humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në një minierë në të njëjtën zonë.

Në vitin 2020 më shumë se 160 minatorë, shumica prej tyre emigrantë, humbën jetën në minierën e Hpakant.

/abcnews.al