Të paktën 9 persona humbën jetën dhe 11 të tjerë janë zhdukur si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në qytezën Catubouw në rajonin e maleve Arfak në Papuan Perëndimore të Indonezisë.
Agjencia Kombëtare Indoneziane e Kërkimit dhe Shpëtimit (Basarnas) tha se nga katastrofa u prekën 24 persona ndërsa 4 të tjerë u shpëtuan gjallë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre në rajon për të gjetur personat e zhdukur.
Në pamje shihet zona ku ka ndodhur rrëshqitja e dheut në qytezën Catubouw, punimet e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe nxjerrja e një trupi me mjete të posaçme.