Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 janë të zhdukur pas një rrëshqitjeje dheu në rajonin malor Ratsa në veriperëndim të Gjeorgjisë.
Mediat e huaja shkruajnë se dy trupa janë gjetur pas rrëshqitjes së dheut që ndodhi një ditë më parë pas reshjeve të dendura në këtë rajon ku ka shumë resorte dhe katër të tjerë këtë të premte. “Në zonën e fatkeqësisë, në bashkinë Oni, ekipet e shpëtimit vijojnë punën pa ndërprerje. Deri më tani, gjashtë trupa janë gjetur gjatë operacioneve të kërkimit”, tha ministria në një deklaratë në Facebook.
Nga ana e tij, ministri i Infrastrukturës Irakli Karselatze, i cili shkoi në vendngjarje, foli për rreth 30 persona të zhdukur.
Drone footage shows devastation amid landslide in Georgia’s western region of Racha pic.twitter.com/rWmyqaP7mq
— Formula NEWS | English (@FormulaGe) August 4, 2023
“Për momentin, janë 35 persona që nuk janë kontaktuar”, tha ai, sipas mediave gjeorgjiane.
Kryeministri Irakli Garibashvili mbërriti sot në zonën e katastrofës, sipas një deklarate nga qeveria gjeorgjiane.
Rrëshqitja e dheut ndodhi dje pas shirave të rrëmbyeshëm disa ditësh pranë një hoteli në Sovi, një destinacion i vogël turistik në malet e rajonit Ratsa. Rrëshqitja e dheut ka shkaktuar dëme në banesa, linja elektrike, rrugë dhe ura./abcnews.al