Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit në vendin tonë kanë sjellë një sërë problematikash në disa qytete e zona të vendit.
Burime për abcneës.al bëjnë me dije se për shkak të reshjeve të shiut janë shënuar rrëshqitje në aksin Tiranë- Shëngjergj. Si pasojë e një masivi të madh dherash që kanë rënë në rrugë është bllokuar kalimin e mjeteve duke lënë të izoluar dhjetëra banor.
Ndërkohë mësohet se po punohet për kthimin në normalitet të këtij aksi. /abcnews.al