Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në aksin Peshkopi-Kukës, në vendin e quajtur përroi i Kapshtit.
Për pasojë rruga është bllokuar për rreth 1 orë.
Lexo edhe: Moti i keq dhe me reshje, evakuohen tre familje në Sukth
Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në zona të ndryshme në vend.
Gjithashtu si pasojë e përmbytjeve tre familje janë evakuuar në fshatrat e Sukthit në Durrës, të cilat janë vendosur tek Konvaleshencë në Plepa.
Prej dy ditësh disa fshatra në Fushë-Krujë janë bllokuar për shkak të përmbytjeve. Në rrezik janë edhe disa lagje në Elbasan për shkak se rrezikohet dalja e përroit të Zaranikës nga shtrati.
/abcnews.al/