Rrëshqitja e dheut shemb shtëpinë ku po qëndronin, humbin jetën dy turistët në Bali

schedule11:47 - 14 Mars, 2024

schedule 11:47 - 14 Mars, 2024

Dy turistë humbën jetën në Bali kur një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga shiu i dendur mori përpara shtëpinë ku po qëndronin. Shtëpia prej druri në fshatin Jatiluëih në ishullin turistik u godit nga rrëshqitja e dheut të enjten në mëngjes, tha një zyrtar lokal i menaxhimit të fatkeqësive për mediat e huaja.

Rrëshqitjet e dheut në Indonezi janë përkeqësuar në disa pjesë nga shpyllëzimi, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm të zgjatur po shkaktojnë përmbytje në disa zona. Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në ishullin Sumatra javën e kaluar kanë vrarë të paktën 27 persona.

/abcnews.al